Arbëri

Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas, vetëm në raste urgjente

Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas, vetëm në raste urgjente
 

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar qytetarët kosovarë se me vendimin e ri të qeverisë italiane në luftimin e koronavirusit, që hyn në fuqi më 6 mars dhe zgjat një muaj, udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente si për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim.

Sipas njoftimit, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore.