Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar anëtarët, simpatizantët e përkrahësit, ndërsa ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.
PDK-ja ka dal e dyta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë 16.9 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje ka triumfuar bindshëm me 49.95 për qind të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së. Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë. Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend. Votën tuaj, PDK-ja do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar PDK në Facebook.