Në orën 10:00 ka nisur seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit për 11 personat e arrestuar në rastin “Subvencioni 2021”.
Seanca po mbahet në Prishtinë, pa praninë e mediave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit dhe avokatët e tyre në këtë seancë kanë mundësi të kundërshtojnë pretendimet e prokurorisë për masë të arrestit.
Shumica e të arrestuarve siç ka raportuar KOHA ishin mbrojtur në heshtje ditën e arrestimit.
Aksioni për arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, u zhvillua të mërkurën, në disa qytete.
U ndaluan 12 persona, por u mbajtën vetëm 11. Gjatë aksionit, ndër të tjera u konfiskuan edhe rreth 400 mijë euro, në shtëpitë e të ndaluarve.
Prokuroria ka iniciuar rastin me dyshimin për keqpërdorime të granteve bujqësore. Për këtë, të enjten janë ndaluar edhe 9 fermerë që dyshohet se kishin dhënë ryshfet për marrje të subvencioneve, por ata u liruan, meqë pranuan të bashkëpunojnë me drejtësinë.