Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritet vendimi për 21 të arrestuarit për keqpërdorimet me subvencione

21 personat e arrestuar dy ditë me parë për rastin e njohur si keqpërdorimet me subvencione kanë dalë sot para gjykatës.

Aktualisht është duke u mbajtur seanca me dyer të mbyllura për publikun, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendos për masën e paraburgimit ose jo.

14 prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë ndërsa të arrestuarit e tjerë biznesmenë e qytetarë përfitues të subvencioneve në bujqësi.

Ky aksion ishte vazhdim i aksionit të 24 dhe 25 shkurtit që pati përfunduar poashu me arrestimin e shumë zyrtarëve. Të arrestuarit po hetohen për veprat penale: marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare e falsifikim dokumentesh.