Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

26 vjet nga referendumi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Sot, në Luginën e Preshevës, popullata e saj kujton 26 vjetorin e Referendumit, të vitit 1992, kur më 1 dhe 2 mars të atij viti , shprehu vullnetin politik se në çfarë bashkësie do të jetojë në të ardhmen.

Rreth 97 për qind e votuesve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të shpërndarë në 71 vendbanimeve, u deklaruan “PËR”: “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës!”.

Regjimi i atëhershëm i Milosheviqit, nuk e ndaloi Referendumin por nuk lejoni realizimin e tij.

Edhe pas 26 vjetëve, statusi politik i shqiptarëve të Luginës, mbeti po ai. Të pakënaqur me këtë gjendje pas 8 vjetësh, shqiptarët filluan kryengritjen e armatosur duke u organizuar rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - UÇPMB-së, shkruan nga Presheva Sevdail Hyseni.

Referendumi, lufta çlirimtare dhe ndërkombëtarët sollën Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, më 2001, duke sensibilizuar çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës, por kjo në esencë nuk e zgjidhi problemin shqiptar në Serbi.

Edhe Kur po shembej Jugosllavia, shqiptarët e Luginës së Preshevës me referendum kërkuan bashkim me Kosovën Arbëri Kur po shembej Jugosllavia, shqiptarët e Luginës së Preshevës me referendum kërkuan bashkim me Kosovën

Shqiptarët e Luginës, gjatë këtyre viteve kanë fituar vetëm pushtetet lokale, në Preshevë, Bujanoc e pjesërisht në Medvegjë, pa ndonjë përfaqësim adekuat në Kuvendin republikan të Serbisë dhe të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Pas kaq vitesh nuk është zgjidhur akoma me ligj përdorimi i lirë i simboleve kombëtare dhe nuk është zbatuar në praktikë dygjuhësia.

Veç kësaj Lugina e shqiptarëve vazhdon të jetë e mbërthyer me forca të shumta të xhandarmërisë, ushtrisë dhe policisë të Serbisë. Edhe më tej vazhdon të jetë aktuale migrimi i popullatës në Perëndim, për shkak varfërisë ekstreme dhe papunësisë dhe shlyerjes së shqiptarëve nga regjistrat e gjendjes civile, me tendencën e ndryshimit të hartës demografike, në llogari të elementit serb

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, përkatësisht të Luginës së Preshevës, ka një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2 dhe 139 vendbanime me rreth 100 mijë banorë.

Edhe 27-vjet nga Referendumi në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën Arbëri 27-vjet nga Referendumi në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën

Rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës paraqet tërësinë tokësore gjeografike dhe gjeopolitike me Kosovën, buron nga e dhëna arkivore se ky rajon ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e Vilajetit të Kosovës. Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, kufiri midis Vilajetit të Kosovës dhe Serbisë kalonte nëpër Ristoc, përgjatë Bujanocit dhe Vrajës.

Para dhe gjatë 1878, rajoni i Preshevës dhe Bujanocit me rrethinë njiheshin si qendër e administratës otomane. Pas vitit 1918 këto dy komuna ngelin si qendra rrethi në Zhupën e Shkupit. Më 1945, kur mbaroi Lufta e dytë Botërore, popullata shqiptare e këtyre komunave e përjetoi edhe një ndarje tragjike. Këto komuna arbitrarisht u shkëputën nga Kosova për të mbetur si qendra rrethi ose komunash në kuadër të Serbisë.