Janë bërë 26 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë.
Ata u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Aia ishin ekzekutuar para syve të familjarëve.
Ushtarë dhe paraushtarakë ishin endur poshtë e përpjetë kolonës së traktorëve, duke plaçkitur dhe vrarë.
Një dëshmitar i ka rrëfyer HRW-së se si ia kishin vrarë djalin përpara syve, i cili ishte martuar po atë ditë.
“Kur erdhën te traktori im, aty ndodheshin tre vetë: djali im, Adnani, Eshref Rashica dhe Ismeti. Të parin e kapën Ismetin, e zbritën nga traktori dhe nisën ta rrihnin. E vranë. Nuk ishte më larg se tri-katër metra. Pastaj erdhën dhe e morën djalin tim. E kapën për krahun e djathtë dhe e qitën në anën tjetër të rrugës. Unë i shkova pas, por ata më qëlluan, më goditën dhe rashë përtokë”, ka dëshmuar ai. “Dëgjova kur gjuajtën. Ishin dy krisma. E pashë të shtrirë përtokë. E kishin qëllu në shpinë”.
Serbët nuk ishin mjaftuar me këtë. Të nesërmen gjetën një familje 13-anëtarëshe që kishte qëndruar në shtëpi dhe nuk kishte mësyrë Vushtrrinë. E kishin ekzekutuar të tërën.
-
Familjarë të viktimave të masakrës së Studimes duan drejtësi e përfundim të përçarjes politike
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin
-
I është bërë apel Serbisë t’i dorëzojë kriminelët
-
25 vjet nga masakra në Vushtrri ku u vranë 68 persona
-
28 vjet nga masakra e Rahovecit