Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ndër të tjera është biseduar edhe për çështjen e Kosovës, raporton “Tanjug”.
Putin në bisedën telefonike i ka thënë Vuçiqit se Rusia është e përkushtuar për të gjetur një “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës, e cila gjithashtu duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor mbi gjetjen e një zgjidhje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.