Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin.
Osmani e ka falënderuar Levinin për vendimin e shtetit të tij për ta njohur pavarësinë e Kosovës, duke shfaqur shpresën se hapja e këtij kapitulli të ri do të jetë mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera.
“Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Izraelin i ka konsideruar të rëndësisë strategjike. U.d. Presidentja Osmani ka thënë se shteti i Kosovës me njohjen nga Izraeli e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar, teksa ka shfaqur shpresën se veprimin e këtij shteti ta ndjekin edhe shtetet e tjera mos-njohëse”, thuhet në njoftim të Zyrës së u.d. se presidentes.
Në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Osmani ka potencuar rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke e pasur parasysh faktin se legjislativi kosovar tashmë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Izraelin.
Më tej sipas njoftimit, Osmani i ka premtuar Levinit se Kosova do ta mbështesë çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit.
Edhe
Fusha e mbrojtjes, ndër temat e bisedës mes Osmanit dhe presidentit izraelit
“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë Osmani.
Në njoftim, thuhet se kryetari i Kuvendit të Izraelit, Levin, e ka ftuar u.d. së presidentes, Osmani, për një vizitë në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
-
Osmani kërkon ndihmë nga Izraeli për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Presidentja Osmani bisedon me homologun e saj izraelit për thellim të bashkëpunimit
-
Osmani përshëndet aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit
-
Kreyparlamentarja Osmani i shkruan letër homologut izraelit për fillimin e bashkëpunimit