Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje partive politike që të përmbahen nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se nuk i takon politikës të vendosë se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin.
“Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre. Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane. Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: LDK-ja po kërkon pozita institucionale që t’i qetësojë problemet e brendshme
-
Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike
-
Kurti: Vendimmarrja e institucioneve të pavarura s’mund të negociohet nga politikanët
-
Hoti: Në tendencën për të vendosur kontroll, Qeveria ka lënë disa institucione pa funksion
-
Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai që ka frikë nga dërgimi i ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike