Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja miratoi fondin për mbështetjen e partive politike

Prishtinë, 19 janar (EkonomiaOnline) - Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u miratua fondi për mbështetjen e partive politike, që për këta dy muaj do të jetë 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara në zgjedhjet paraprake, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja njoftoi se kanë 28 aplikacione të partive politike, duke shtuar se në lista zgjedhore nuk ka pasur përmirësime sa i përket përfshirjes së barabartë të kandidatëve të dy gjinive në zgjedhje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondin për financimin e partive politike, që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, ka thënë Ylli Buleshkaj, nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.