Arbëri

MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme

MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme
Foto: KOHA
 

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjendja nëpër rrugët e Kosovës është e mirë pavarësisht motit të ligë.

Ministria ka bërë sot përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve sipas të cilit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç rrugës Pejë-Kullë ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.