Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aplikacioni i cili është duke qarkulluar online është i paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin.
Si i tillë, sipas KQZ-së, dëmton integritetin e procesit zgjedhor.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë se pas pranimit të informacioneve lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.
-
KQZ-ja fton bashkatdhetarët për regjistrim si votues jashtë Kosovës
-
KQZ-ja miraton Rregulloren për votimin jashtë Kosovës
-
KQZ-ja deri më tani ka pranuar 699 aplikacione të votuesve jashtë Kosovës
-
KQZ-ja nuk do t’i telefonojë më të gjithë aplikuesit jashtë vendit
-
KQZ-ja çorienton votuesin jashtë vendit, ia aprovon regjistrimin për zgjedhjet e 6 tetorit 2019