Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja deri më tani ka pranuar 699 aplikacione të votuesve jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 10 korrik, është duke vijuar.

“Kjo periudhë përfundon më 18 gusht. Sipas të dhënave të fundit, deri më 14 korrik kemi pranuar 699 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri më tani për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës” është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës sipas KQZ-së do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor.