Arbëri

Nazim Sahiti kthehet në pozitën e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës

 

Gjykata e Apelit ka kthyer në postin e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahitin, pas degradimit që i ishte bërë në tetor të vitit 2018, duke e transferuar në pozitën e zyrtarit të Departamentit për Kufij.

Atë kohë, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, e pati arsyetuar ndryshimin pas “përfoljeve” se kjo drejtori është zhytur në krim e korrupsion. Sahiti në atë kohë ishte përfshirë edhe në rrahjen e ish-drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.