Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-prokurorit, Jusuf Mejzini.
Ai ka thënë se sh-prokurori Mejzini, punoi në sistemin prokurorial nga 1 shtatori i vitit 1999 deri më 30 nëntor të vitit 2015, duke qenë kështu shembull i një prokurori të ndershëm, profesionist dhe me plot integritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të. Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa drejtësia kosovare e humbi një profesionist të madh”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.