Arbëri

​Prindërit protestojnë për mungesë të medikamenteve për trajtim të fibrozës cistike

 

Para Ministrisë së Shëndetësisë ka protestuar Shoqata për fibrozë cistike dhe prindër të cilët kanë fëmijët me këtë sëmundje, për mungesë të barnave esenciale dhe mungesë të stafit shëndetësor dhe të spitalit për këtë kategori të pacientëve.

Prindërit e fëmijëve të cilët janë të diagnostikuar me fibrozë cistike po kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet një zgjidhje ose në të kundërtën janë të detyruar që të protestojnë sërish para MSH-së.