Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.
Fillimisht, në këtë takim ministri Veliu e njoftoi Szunyog për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se prioritet kryesor është luftimi i korrupsionit dhe i të gjitha llojeve të tjera të krimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, sipas komunikatës për medie, thuhet se në kë takim u diskutua edhe për bashkëpunimet tjera mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës së BE-së në sferat me interes të përbashkët siç është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Temë diskutimi ishte po ashtu edhe reformimi i administratës publike në vend ku ministri Veliu theksoi se është i interesuar që punët të ecin në drejtimin e dëshiruar dhe në pajtim me objektivat që do t’ia parashtrojë vetës qeveria e Republikës së Kosovës.
Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, ambasadori Szunyog i premtoi ministrit Veliu se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e sigurisë dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje të mëtejme.