Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog. Në këtë takim Haxhiu ka thënë se kanë diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë.
“Në takimin me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi. Me theks të veçantë diskutuam për vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje dhe krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Haradinaj i kërkon Szunyogut heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Sveçla takohet me Szunyogun, bisedojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Szunyog: Ka një trend shqetësues ku anëtarët e Qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave