Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ka humbur jetën një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 81-vjeçar nga Gramshi.
Përgjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 299 persona të infektuar me koronavirus dhe janë shëruar 106, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Shëndetësisë së Shqipërisë u ka bërë apel qytetarëve që të vendosin maskën në ambiente të jashtme, të mbajnë distancën dhe higjienën.