Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se suksesi në dialogun Kosovë – Serbi është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në vet Bashkimin Evropian.
Ai ka folur në konferencë për media pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së. Ka treguar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar ministrat për ecurinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dialogu Prishtinë – Beograd, Lajçaku e ka njoftuar Këshillin dhe ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë dialogun në një përfundim të suksesshëm. I kërkojmë palëve të punojnë në frymë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit e kompromisit. Suksesi i dialogut është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Këshilli ka ofruar përkrahjen e plotë në këtë aspekt. E përkrahje të fuqishme për punën e Lajçakut”, ka thënë Borrell.