Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se beson që në javët e ardhshme do të ketë rezultate pozitive në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Borrell ka folur për çështjen e dialogut në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në Këshill të Sigurimit po flitet për bashkëpunimi BE – OKB.
"Po punoj në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si koordinator i këtij dialogu, i mandatuar nga Kombet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve. Jemi në një moment kritik dhe besoj që në javët e ardhshme do të sjellim rezultate pozitive. Bashkimi Evropian u ka prezantuar një propozim palëve që do ta vendoste procesin e normalizimit në binarë, e të çojë në rrugë para. Të hënën e kemi një takim të nivelit të lartë me dy liderët të Beogradit dhe Prishtinës, presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës, për ta parë nëse ky angazhim është serioz e solid, e që prezanton një mënyrë të qartë normalizimin e marrëdhënieve për të dy ata”, tha Borrell.
Borrell është takuar të enjten me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai deklaroi se ndër të tjera kanë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Borrell.
-
Borrelli-Gjuriqit: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut
-
Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim dhe vullnet politik
-
Borrell para takimit: Do të diskutojmë për hapat konkretë në implementimin e marrëveshjeve
-
Borrelli shpreson që masat ndaj Kosovës të hiqen shpejt, edhe pse gradualisht
-
Borrelli rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës si sinjal politik për avancimin e dialogut