Koordinatori i shtetit për dialog, Skënder Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Sipas Hysenit, gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.
“Çmova lartë kontributin e madh të Zvicrës në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë. Zvicra ka dhënë kontribut të çmueshëm në rindërtimin e Kosovës së pasluftës”.
“Ambasadori Kolly, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe përkrahja e Zvicrës do të vazhdoj dhe se interesimi dhe angazhimi në rajon është i përqendruar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Bislimi i thotë Abbottit se Kosova është konstruktive në dialog
-
Osmani e ambasadori Hovenier diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Deputetët dhe ambasadori i Zvicrës flasin për vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceranë të KFOR-it
-
Bislimi - Hovenierit: Kosova vazhdon të mbetet konstruktive në procesin e dialogut
-
Osmani kërkon mbështetjen zvicerane për anëtarësim në KiE