Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Zyra e Presidencës tha se Osmani e Hovenier diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani dhe Hovenier flasin për përpjekjet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-SHBA
-
Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë
-
Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë
-
Osmani me Hovenierin diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë