Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në Kosovë.
Presidenca ka njoftuar se në këtë takim që është cilësuar i rregullt, është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani dhe Hovenier flasin për përpjekjet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-SHBA
-
Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë
-
Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë
-
Osmani e Hovenieri diskutojnë për shkeljen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë
-
Osmani me Hovenierin diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE