Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë me anë të ndalimit të qytetarëve të Kosovës në zonat kufitare.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se në këtë takim, është diskutuar edhe për arrestimet e paligjshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Në takim gjithashtu u diskutua lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për përgatitjet që po bëhen për mbarëvajtjen e procesit të votimit që do të mbahet këtë fundjavë në veri të vendit”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se temë diskutimi kanë qenë edhe përgatitjen dhe koordinimi me aleatët në prag të mbledhjes së radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
-
Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë
-
Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë
-
Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Osmani e Hovenieri diskutojnë për ndryshimet në administratën amerikane
-
Osmani dhe Hovenier flasin për përpjekjet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-SHBA