Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M.Hovenier, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Bislimi e ka njoftuar Hovenierin se Kosova vazhdon të mbetet palë aktive dhe e gatshme për arritjen e marrëveshjes finale.
“Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Më tej, ai ka thënë se Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, tha Bislimi.
-
Bislimi përsërit përkushtimin e Kosovës për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit në takim me Hovenierin
-
Bislimi: Dialogu po përballet me refuzimet e shpeshta të Serbisë
-
Bislimi: Diskutimi në Bruksel s’u zhvillua rreth dinarit apo Rregullores së BQK-së
-
Bislimi i thotë Abbottit se Kosova është konstruktive në dialog
-
Osmani e ambasadori Hovenier diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi