Arbëri

Delegacioni i SHBA-së mbërrin në Kosovë, nis takimi me Hotin

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Kosovë para pak minutash, ndërsa tashmë gjendet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.

Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, ka nisur edhe takimi brenda ndërtesës së Qeverisë.

{gallery}