Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i lumtur në prag të takimit në Qeveri me delegacionin e Qeverisë së SHBA-së, duke thënë se ajo e thellon miqësinë Kosovë-SHBA.
Takimi, fillimisht i paraparë për orën 18.30, nis në orën 17.45, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit pak para fillimit të tij.
“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Delegacioni i SHBA-së mbërrin në Kosovë, nis takimi me Hotin
-
Hoti takohet me bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve
-
Hoti uron Bidenin, thotë se është i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në
-
Hoti pasdite takohet me delegacionin nga SHBA-ja
-
Richard Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do ta vizitojë Kosovën