Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Richard Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do ta vizitojë Kosovën

Grenell

Një delegacion i Qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur DFC.

Në njoftimin për media thuhet se pjesë e delegacionit do të jetë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar mbrëmë se do të ketë një takim me delegacionin amerikan, por më shumë detaje do t’i bëjë publike sot.

Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael. Vizita do të realizohet nga data 20-25 shtator.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington/KsP.