I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell do ta vizitojë Kosovën, ia kanë bërë të ditur jozyrtarisht KOHËS burime brenda Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare.
Sipas këtyre burimeve, vizita ndërmerret në vazhdën e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik, të firmosur në Washington, në fillim të shtatorit.
Në vizitë me Grenellin do të jetë edhe delegacioni i Korporatës Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC)
KOHA i ka dërguar pyetje DFC-së, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Në fillim të kësaj jave, Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (DFC) nënshkroi letrat e interesit bashkë me Bankën për Eksport-Import (EXIM) për të nisur procedurat për ndërtimin e autostradës që pritet të lidhë Kosovën dhe Serbinë, pjesë kjo që sipas njoftimit zyrtar, ka qenë pikë kyçe në bisedat për normalizim mes dy shteteve.
-
Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh, Sorensen: U paraqit plani i punës për muajt në vijim