Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, priti në takim delegacionin nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Delegacioni kryesohej nga Matthew Zais, zëvendës ndihmës sekretar kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutoi për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Hoti me këtë rast ka falënderuar delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.
Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje.
-
Hoti: Kosova ka marrë garanci nga SHBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet
-
Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton rreth dialogut
-
Hoti flet me DFC-në për implementimin e projekteve nga marrëveshja e Washingtonit
-
Delegacioni i SHBA-së mbërrin në Kosovë, nis takimi me Hotin
-
Pompeo: SHBA-ja e gatshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi