Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka diskutuar me përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së) për implementimin e projekteve nga marrëveshja e nënshkruar në Washington.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi priti në takim sot përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilët diskutoi për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në komunikatë.
“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si: autostrada, hekurudha dhe energjia”, tha Hoti.
Po ashtu, Hoti falënderoi partnerët amerikanë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve.
-
Hoti takohet me bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve
-
Hoti: Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka arritur Marrëveshje për investimet e DFC-së
-
Hyn në fuqi Marrëveshja për investime amerikane në Kosovë
-
Hyn në fuqi Marrëveshja për investime amerikane në Kosovë
-
Hoti: Kosova ka marrë garanci nga SHBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet