Arbëri

Drejtori i SHSKUK-së i vetmi zyrtar në Kosovë që s’mund të shkarkohet

 

Një zbrazëti ligjore, në statutin e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, është përdorur si argument nga Inspektorati i Punës për të anuluar vendimin për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni, Basri Sejdiu.

Shkalla e parë e Inspektoratit të Punës ka vendosur që ta kthejë Sejdiun në pozitën nga e cila e ka shkarkuar Bordi i SHSKUK-së, për shkak që Bordi nuk ka kompetenca ligjore ta bëjë një gjë të tillë.