Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Qeveria jo legjitime dhe e pakicës duhet të largohet sa më parë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria Hoti është qeveri e pakicës dhe nuk ka as mbështetje popullore, prandaj sipas saj një ekzekutiv i tillë duhet të largohet sa më parë.

Haxhiu thotë se kjo më së miri u pa në seancën e djeshme ku koalicioni qeverisë kishte vetëm 45 vota kur u bë përpjekje për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t'i kaluar në Kuvend. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.