Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Hoti nuk i ka numrat për të shtyrë para asnjë çështje, sa më parë të largohet

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se partitë duhet të japin nënshkrimet sa më parë për largimin e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo ka thënë se Qeveria Hoti nuk po i ka numrat për ta shtyrë para asnjë çështje, madje as projektligjet, që sipas tyre janë më të rëndësishme, nuk po arrijnë t’i bëjnë 61 vota. Madje Haxhiu ka thënë se Hoti jo vetëm që është përqafuar me Vuçiqin, duke cituar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por ka përqafuar secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hoti paska thënë që koalicioni është stabil anipse në Kuvend nuk po i kanë numrat asnjë çështje ta shtyjnë përpara, madje as për projektligjet që sipas tyre janë më të rëndësishme nuk po arrijnë t'i bëjnë 61 vota. Stabiliteti i karriges është me rëndësi për të. Hoti nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare. Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim. Por, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën prandaj duhet sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili jo vetëm që ishte përqafuar me Vuçiqin (siç kuptuam nga Presidenti Trump) i cili ka qenë krah i Millosheviqit e ka bërë gjenocid në Kosovë, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tija”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.