Arbëri

Pas interesimit të KOHËS, Spitali i Gjilanit anulon kontratën e rrezikshme për oksigjen

Spitali i Gjilanit, të hënën, ka nënshkruar një tender, zbatimi i të cilit do të mund të ishte fatal për pacientët. Në vend se të furnizohej me oksigjen mjekësor, ky spital e ka kontraktuar një kompani, e cila merret me prodhimin e gazrave industriale.

Kontrata është nënshkruar më 10 gusht mes të zyrtarit të prokurimit të këtij spitali, Gëzim Shala, e pronarit të kompanisë Autogeni-Ada-Gas Compani, Ridvan Murati.