Arbëri

16 të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688. Në 24 orët e fundit janë testuar 475 mostra e 196 kanë rezultuar poizitive. 

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo ka çuar shifrën totale të shëruarve në 5480. Aktualisht janë 3908 raste aktive.