16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.
Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688. Në 24 orët e fundit janë testuar 475 mostra e 196 kanë rezultuar poizitive.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo ka çuar shifrën totale të shëruarve në 5480. Aktualisht janë 3908 raste aktive.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 45 raste, komuna e Pejës 20 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjakovës 12 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Gjilanit 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Prizrenit 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Malishevës 6 raste, komuna e Suharekës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Deçanit 5 raste, komuna e Istogut 4 raste, komuna e Kaçanikut 4 raste, komuna e Dragashit 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga një rast komunat e Kamenicës, Klinës, Obiliqit dhe Skenderajt.

-
Një i vdekur e 16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të shtunën
-
Pesë të vdekur në Kosovë, 445 raste të reja me COVID-19
-
16 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, 626 raste të reja
-
16 të vdekur e 690 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
11 të vdekur dhe 730 raste të reja me COVID-19 në Kosovë