Arbëri

Banorët në veri kërkojnë që Qeveria t'i ketë prioritet, paralajmërojnë protesta

Banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, kërkuan që veriu të jetë prioritet për Qeverinë, dhe institucionet e Kosovës.

Ata thonë se që nga viti 2013, askush nuk ka investuar asgjë në atë pjesë dhe se shkaku i kësaj, shumë banorë janë detyruar të shpërngulen nga aty dhe të tjerë janë dëbuar edhe më dhunë nga serbët.

Sipas banorëve të kësaj pjese, as gjatë pandemisë institucionet nuk janë duke u kujdesur për ta.

Në rast se asnjë nga institucionet qendrore nuk ndërmarrin asgjë, ata kanë paralajmëruar grevë urie dhe protesta.

Në Mitrovicën e Veriut janë rreth 4 mijë banorë shqiptarë që jetojnë në atë pjesë, ani pse sipas tyre, për 21 vjet janë lënë anash nga dora e shtetit.