Një 72-vjeçar nga Komuna e Klinës ka vdekur mesditën e së shtunës, pasi që ishte i infektuar me koronavirus.
Për vdekjen e tij kanë lajmëruar familjarët, por që nuk është konfirmuar nga QKUK-ja derisa një ditë më parë vendi ka regjistruar tri viktima nga virusi vdekjeprurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQKUK, përmes një njoftimi, ka lajmëruar se gjatë së shtunës në spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton KOHA.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme, derisa nga ky numër total, 22 janë në gjendje të rëndë.
E rritja e numrit të rasteve, sipas zëdhënësit të MSH-së, Faik Hoti, po e ngarkon infrastrukturën spitalore dhe personelin shëndetësor.
Sipas Hotit, është e rëndësishme që qytetarët e bizneset të respektojnë rekomandimet, në mënyrë që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë.
Për situatën e krijuar me pandeminë kanë folur edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nga ku u tha se me rritjen e numrit të mjekëve të infektuar në Klinikën Infektive, është shtuar edhe lodhja e tyre.
Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, tashmë niveli i infektimit ka hyrë brenda personelit mjekësor dhe është e pamundur të evitohet, derisa tha se 9 për qind e personelit mjekësor janë të infektuar dhe janë në vetizolim.
Gjatë ditës së shtunë, ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve në respektimin e rekomandimeve.
Zemaj ka thënë se me situatën aktuale në vend, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi derisa ka shtuar se mos-zbatimi i këtyre rekomandimeve po e çon vendin në gjendje të jashtëzakonshme.