Ka mbërritur në 2100 numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të martën janë regjistruar 14 vdekje të tjera, ndërsa janë regjistruar edhe 442 raste të reja pozitive nga testimi i 3090 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë shëruar 957 pacientë. Me shifrat e fundit, numri i rasteve aktive është ulur në 11 mijë e 756. Deri tash në vend janë regjistruar 102 mijë e 236 raste pozitive.

-
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur dhe 75 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
-
11 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit