Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 11 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e viktimave në 2.173, derisa kanë rezultuar pozitivë 202 persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
IKSHPK-ja njofton se janë kryer 2.810 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur dhe 153 të infektuar brenda 24 orëve në Kosovë