Tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, teksa ka bërë të ditur se të martën janë regjistruar edhe 194 raste pozitive nga testimi i 2285 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas (69 vjeç), Ferizaj (74 vjeç), Leposaviq (68 vjeç), Prishtinë (75 vjeç), Prizren (70 vjeç), Skenderaj (72 vjeç), Viti (76 vjeç), Vushtrri (92 vjeç).
Të martën janë shëruar 599 pacientë duke e ulur numrin e rasteve aktive në 9671.
Numri total i rasteve pozitive në vend, nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 104 mijë e 390. 2148 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
11 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Nëntë të vdekur dhe 269 raste me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit