Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 70 raste me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të premten. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 70 persona, derisa 8 janë shëruar.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 2.941 testimet e fundit, janë testuar 729.646 persona, pozitivë kanë rezultuar 108.273 persona dhe kanë vdekur nga COVID-19 2.226 persona. Janë shëruar 105.641 pacientë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i rasteve aktive është 366.