Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka përmendur të enjten opinione ligjore e deklarata të disa ministrive, kur ka arsyetuar para kabinetit qeveritar nevojën për të mos e mbështetur nismën ligjore të kryeparlamentares Vjosa Osmani për masat kundër pandemisë COVID-19. Por pikërisht deklaratat dhe opinionet që u është referuar numri dy i Qeverisë kanë qenë pro Projektligjit të sponsorizuar nga Osmani.
KOHA i ka siguruar kopjet e këtyre dokumenteve, nëpërmjet të cilave është konstatuar se masat kufizuese që parasheh Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës ishin në harmoni me konventa relevante ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo