Qeveria e Kosovës nuk e përkrah miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj një propozim të tillë e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në vend shkaku i pandemisë derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit. Sipas Selmanajt, nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.
Dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.
-
Krasniqi: Kjo Qeveri nuk i do çlirimtarët
-
PDK-ja nuk tërhiqet nga Projektligji për UÇK-në, VV-ja e quan të dobët
-
Bytyçi sqaron projektligjin për vlerat e luftës së UÇK-së
-
Me gjithë kundërshtimin e SHBA-së, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për vlerat e UÇK-së
-
Selmanaj diskutoi me përfaqësuesit e OJQ-ve Projektligjin për financimin e subjekteve politike