Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur i shokuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të Ligjit për Paga. Ai ka thënë se me të marrë vendimin e Kushtetueses, qeveria e re do të bëjë shpejt përmirësimet për të nisur zbatimi i tij “me urgjencë”.
Sot Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin duke thënë se me të nuk është bërë harmonizimi i pagave në të gjithë sektorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë. Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj. Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.