Dy vdekje më shumë se një ditë më parë janë regjistruar në raportin e ri ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë për situatën me koronavirus.
Të enjten, sipas raportit zyrtar, numri i të vdekurve si pasojë e virusit ka shkuar në 42, për dallim nga 40 sa ishte të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa IKSHPK-ja s’ka dhenë detaje për rastet, pak orë para publikimit Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar për një person të vdekur. Bëhej fjalë për një 52 vjeçar nga Istogu.
Të enjten në Kosovë u regjistruan 69 raste të reja me COVID-19 dhe 75 të shëruar. Në përgjithësi, deri tash në vend janë regjistruar 2432 raste me koronavirus. Prej tyre 1246 janë shëruar e 42 kanë vdekur.