Ka shkuar në 49 numri i personave të vdekur nga koronavirusi. Ndonëse nuk janë dhënë detaje për vdekjen edhe të një personi tjetër, IKSHPK-ja e ka futur sot në shifrën zyrtare të personave që kanë humbur betejën me COVID-19.
Të shtunën QKUK përmes raportit ditor ka njoftuar për vdekjen e tre personave, duke çuar numrin e të vdekurve në 48, ndërkaq sot sipas IKSHPK-së ky numër është rritur në 49.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën në Kosovë janë regjistruar 87 raste të reja me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive deri sot është 2677 nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes për të cilët është njoftuar se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.