Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Infektive janë të shtrirë 58 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot, janë të hospitalizuar 78 raste, e prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 raste.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se 33 prej tyre janë në gjendje stabile, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, 24 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Një pacient tjetër është në gjendje kritike për jetën.

“Jemi në pritje te rezultateve për 20 raste. Sot lirohet 1 rast me COVID-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi”, tha Hoti.